Kurti tha se duhen 85 vota, Bajrami: Të mjerët ne kush po na udhëheq

Kurti tha se duhen 85 vota, Bajrami: Të mjerët ne kush po na udhëheq

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti lidhur me deklaratat e tij për numrin e votave që kërkohen për zgjidhjen e presidentit.

Pas takimit që ka pasur sot me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, kreu i ekzekutivit ka thënë se 80 ose 81 vota nuk mjaftojnë për këtë proces, pasi  sipas tij, nevojiten të paktën 84 ose 85 vota.

Për këtë, deputetja Bajrami ka kritikuar këtë qasje të Kurtit.

“Në vitin 2021, as nuk i kanë pasë 80 vota të sigurta, as kandidatja s’ka qenë konsensuale. Sot, Kurti po kërkon figurë jopartiake/unifinuese dhe garanci me 85 vota. Veç një gjë duhet ta dimë: nëse shkojmë në zgjedhje prapë, as vota për kryetar të Kuvendit s’ka me pasë, e lëre më për president.”, ka thënë Bajrami.

Ajo ka shtuar se me këtë qasje rrezikohet të shkohet në bllokada të reja.

“Pra, prej bllokade në bllokadë, prej krize në krizë, me rëndësi Kurti të ketë kontroll të plotë mbi buxhetin dhe institucionet. Të mjerët ne kush po na udhëheqë! Uroj ta kuptojmë sa më parë.”, ka thënë Bajrami. 

Related Articles