Maqedonia e Veriut kritikon protestën e studentëve shqiptarë: Përpjekje për të manipuluar qytetarët

Maqedonia e Veriut kritikon protestën e studentëve shqiptarë: Përpjekje për të manipuluar qytetarët

Ministria e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut ka kritikuar protestën e studentëve shqiptare, duke thënë se kjo protestë “tregoi edhe një herë një përpjekje për të manipuluar qytetarët nga strukturat politike që për më shumë se dy dekada kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në krijimin e kushteve të këqija në sistemin e drejtësisë”.

Kjo ministri tha se “roli i një partie të caktuar opozitare dhe veprimet e tyre në kontekstin e protestave aktuale janë veçanërisht shqetësuese”.

“Veprime të tilla ngrenë dyshime për një përpjekje për manipulim publik dhe instrumentalizim duke nxitur çështje të ndjeshme dhe përdorimin e dukshëm të retorikës etnike për të arritur qëllime politike afatshkurtra”, u tha në komunikatë.

“Në këtë kontekst, mungesa e përdorimit të simboleve shtetërore në protestën e sotme është gjithashtu e dukshme, gjë që tregon më tej kapacitetin demokratik të organizatorëve dhe qëndrimin e tyre ndaj shtetit dhe rendit kushtetues. Lidhur me kërkesat që lidhen me dhënien e provimit të jurisprudencës, Ministria e Drejtësisë thekson dhe konfirmon edhe një herë se ai zhvillohet në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi. Ky është një provim profesional që nuk është një procedurë administrative, por një mekanizëm për sigurimin e cilësisë dhe ekspertizës në sistemin gjyqësor”, u tha tutje në komunikatë.

Protesta u zhvillua pasi Ministria e Drejtësisë dhe Gjykata Kushtetuese atje, nuk lejuan mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, por vetëm në atë maqedonase.

Related Articles