Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një intervistë për RTV Dukagjini, i është referuar Albin Kurtit si “flokqi”.
Haradinaj ka thënë se në kohën kur ka luftuar kundër Serbisë, Kurti “ka qenë dhëndër i ministrit të Brendshëm të Serbisë”.
“Flokqi, Albini, edhe kur kanë luftu e janë vra plotë shqiptar, ka qenë dhandërr i ministrit të Brendshëm të Serbisë. Ka qenë në marrëdhenie dashurie me një serbe të Prishtinës”, ka thënë Haradinaj.
