Guterres përshëndet armëpushimin në Lindjen e Mesme, thirrje palëve: Përmbajuni kushteve

Guterres përshëndet armëpushimin në Lindjen e Mesme, thirrje palëve: Përmbajuni kushteve

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres ka mirëpritur arritjen e armëpushimit dyjavor mes SHBA-ve dhe Iranit.

Ai u ka bërë trhirrje të gjitha palëve të përfshira në konflikt që të përmbushin detyrimet sipas ligjit ndërkombëtar dhe t’u përmbahen kushteve të armëpushimit në mënyrë që të hapet rruga drejt paqes së qendrueshme dhe gjithpërfshirëse.

“Ai u bën thirrje të gjitha palëve në konfliktin aktual në Lindjen e Mesme që të përmbushin detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar dhe t’u përmbahen kushteve të armëpushimit në mënyrë që të hapet rruga drejt një paqeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në rajon”, thuhet në deklaratë.

Guterres shprehu vlerësim të sinqertë për përpjekjet e Pakistanit dhe vendeve të tjera në lehtësimin e armëpushimit.

Related Articles