Ambasada japoneze pyet: Pse makiato është kaq e mirë në Kosovë?

Ambasada japoneze pyet: Pse makiato është kaq e mirë në Kosovë?

Ambasada e Japonisë në Kosovë ka bërë një pyetje jo të zakonshme në rrjetet sociale.

Duke postuar një fotografi të filxhanit me makiato, në një kafeteri, ambasada pyeti se pse makiato është kaq e mirë, në çdo vend të Kosovës.

“Na lind pyetja se pse makiato është kaq shumë e mirë gjithkund në Kosovë”, thuhet në postimin e ambasadës japoneze.

Kosova njihet për traditën e fortë të kafesë, ku makiato, një espresso e shoqëruar me pak qumësht, përgatitet me kujdes të veçantë në pothuajse çdo lokal.

Related Articles