Sot shënohen 27 vjet nga Beteja e Koshares, një nga betejat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës për liri.
Këtë ditë e ka përkujtuar ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një fotografie të postuar në Facebook.
“Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë”, ka shkruar ajo.
Kjo betejë, e cila zgjati deri më 10 qershor 1999, u zhvillua në kushte të vështira, por me një vendosmëri të jashtëzakonshme nga luftëtarët shqiptarë, çka mundësoi hapjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë.
