Përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar: Kosova e Serbia t’i zbatojnë marrëveshjet ekzistuese, Beogradi ta vë para përgjegjësisë Radojiçiqin

Përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar: Kosova e Serbia t’i zbatojnë marrëveshjet ekzistuese, Beogradi ta vë para përgjegjësisë Radojiçiqin

Përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar në OKB ka thënë se Londra zyrtare i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë marrëveshjet ekzistuese dhe të zgjidhin mospajtimet përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Vazhdojmë t’iu bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të implementojnë marrëveshjet ekzistuese dhe t’i zgjidhin mospajtimet përmes dialogut të BE-së”, ka thënë ajo.

Amasadorja britanike ka përmendur edhe sulmin e Basnjskas, duke thënë se përsërisin thirrjen drejt Serbisë për të vënë para përgjegjësisë autorët, përfshirë Millan Radojiçiqin.

“Pas më shumë se dy vitesh nga sulmi në Banjska ne përsërisim thirrjen tonë për Serbinë që të vë para përgjegjësië autorët, përfshirë Radojicicin”, ka thënë ajo.

Related Articles