Një person ka raportuar një vjedhje në Pejë të enjten.
Sipas ankuesit, bëhet fjalë për një statujë bronzi që ishte mbi varrin e një familjari të tij.
Policia po e heton rastin, dhe deri tash nuk ka informacion për të arrestuar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur kanë dëmtuar varrin e familjarit duke i marr një statujë prej bronzit me Vlerë. Rasti eshte iniciuar dhe po vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.
