Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, feston sot ditëlindjen e tij të 60-të.
E për këtë ditë ai ka marrë urim edhe nga pasardhësi i tij, presidenti i tanishëm amerikan, Joe Biden.
Biden, nëpërmjet një postimi në Twitter, bëri një urim mjaft të veçantë ku tha se ndjehet krenar që Obaman e quan vëlla dhe mik.
“Gëzuar ditëlindjen, Barack Obama. Jam krenar që të quaj vëlla dhe mik dhe jam mirënjohës për shërbimin tuaj vetëmohues ndaj këtij kombi”, ka shkruar Biden krahas postimit.
Barack Obama ishte presidenti i 44-të i SHBA-së dhe ishte në krye të shtetit më të fuqishëm të botës për dy mandate.
Happy birthday, @BarackObama. I’m proud to call you a brother and a friend — and I’m grateful for your selfless service to this nation. pic.twitter.com/jZ9XnX2Dxt— President Biden (@POTUS) August 4, 2021