Alban Hyseni ndan mirënjohje për qytetarin që e shpëtoi gruan shtatzënë që u aksidentua në Liqenin e Livoqit

Alban Hyseni ndan mirënjohje për qytetarin që e shpëtoi gruan shtatzënë që u aksidentua në Liqenin e Livoqit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prit në takim bashkëqytetarin, Faton Tahirin, i cili me një akt heroik e të jashtëzakonshëm shpëtoi pak ditë parë jetën e një gruaje shtatzënë që kishte rënë me veturë në Liqenin e Livoçit.

“Në shenjë falënderimi për reagimin e tij të shpejtë, duke vënë edhe jetën e tij në rrezik, në emër të Komunës së Gjilanit i ndava mirënjohje për trimërinë e treguar”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i Gjilanit, theksoi se Fatoni, është shembulli i qytetarit që na bën krenarë të gjithëve.

“Veprime të tilla humane janë dëshmia më e mirë e solidaritetit që na bashkon në momente të vështira. Mirënjohje dhe respekt i pafund”, tha kryetari Hyseni.

Related Articles