Policia e Tiranës prangos 10 persona për skemë mashtrimi me “call center”

Policia e Tiranës prangos 10 persona për skemë mashtrimi me “call center”

10 persona janë arrestuar në Shqipëri, pas një hetimi dyvjeçar, lidhur me një skemë mashtrimi kompjuterik nëpërmjet “call center”.

Ky operacion është zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet austriake, me mbështetjen e EUROPOL, si dhe në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Policia shqiptare ka njoftuar se nga ky aksion, janë zbuluar 12 ambiente të vëna në funksion të kësaj skeme.

Përveç perosnave të arrestuar, në kërkim janë edhe katër qytetarë të tjerë të dyshuar për përfshirje në këtë veprimtari.

Sipas njoftimit, janë sekuestruar edhe 891 735 euro të dyshuara të përfituara nga kjo skemë mashtrimi, si dhe 443 kompjuterë, 238 celularë, 6 laptopë dhe pajisje të tjera.

“Për pperacionin “Ghost Call”, hetimi nisi me iniciativën e strukturave për hetimin e krimit kibernetik, pas një kërkese për informacion të ardhur nga autoritetet austriake, dhe rezultoi me zbulimin dhe dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.”, thuhet në njoftim.

Related Articles