Trump kritikon kryeministren e Italisë: I mungon guximi për luftën në Iran

Trump kritikon kryeministren e Italisë: I mungon guximi për luftën në Iran

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se kryeministres italiane, Giorgia Meloni, “i mungon guximi” për luftën në Iran.

Kritikat e Trumpit vijnë pasi Meloni i quajti komentet e presidentit amerikan për Papa Leon si “të papranueshme”.

“Jam i shokuar prej saj. Mendova se kishte guxim, por gabohesha”, i thotë ai gazetës italiane Corriere della Sera, duke thënë gjithashtu se Meloni “mendon se Amerika duhet të bëjë punën në emër të saj”.

Trump sërish ka kritikuar Melonin për qasjen e saj ndaj luftës në Iran.

“Ajo është ajo që është e papranueshme, sepse nuk i intereson nëse Irani ka një armë bërthamore dhe do ta hidhte në erë Italinë në dy minuta nëse do të kishte mundësi”, ka thënë Trump.

Related Articles