Vrasja e Liridona Ademajt: Çfarë u zbulua nga kamerat për veprimet e Kushtrim Kokallës?

Vrasja e Liridona Ademajt: Çfarë u zbulua nga kamerat për veprimet e Kushtrim Kokallës?

Avokati Syla ka dhënë detaje të reja lidhur me ecurinë deri te krimi nga vrasja e Liridona Ademajt.

“Është vërtetuar se Naim Murseli hyn në hotelin “Swiss” duke e mbuluar fytyrën. Ndërkohë, Kushtrim Kokalla dyshohet se i ka qëndruar afër dhe e ka ndihmuar si para, ashtu edhe pas ngjarjes së vrasjes.

Sa i përket pagesës në hotel, mbrojtja e Kokallës ka mohuar se ai e ka kryer pagesën. Megjithatë, nga recepcioni është konstatuar edhe një banknotë që është dorëzuar nga Kokalla.

Në dëshminë e tij, ai ka deklaruar se nuk ka mundur ta kryejë pagesën për shkak të mungesës së mjeteve financiare. Po ashtu, dyshohet se Kushtrim Kokalla ka kryer disa veprime pas vrasjes”, ka thënë avokati.

Related Articles