Familja e Liridona Ademajt ka kërkuar burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit për vrasjen e vajzës së tyre, shkruan Gazeta Enigma.
Në seancën e sotme në këtë çështje penale, vëllai i të ndjerës, Leonardi, ka mbajtur një fjalim të fuqishëm para trupit gjykues.
Me kërkesën për drejtësi, ai iu drejtua gjykatës se presin që Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla të përfundojnë përjetë në burg.
“Na ka mbetur edhe një gjysmë jete, të cilën e keni në duar ju ta vendosni se a duhet të jetojmë me frikë apo duhet të ndihemi të sigurt në vendin tonë. Andaj kërkojmë që dënimi të jetë me burgim të përjetshëm. Çdo dënim tjetër e denigron Liridonën, vendin, shoqërinë dhe vetëdijen e populli tonë për këtë krim makabër. Vetëm vuajtja e dënimit të tyre, e qetëson sado pak dhimbjen e familjes tonë”. / Gazeta Enigma.
