Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica – Xhelili, në emër të Grupit Parlamentar, tha se kjo parti në parim e përkrah projektligjin për Byronë për Pasurinë e Pajustifikueshme, por pati kritika.
Kica-Xhelili në foltoren e Kuvendit tha se LDK ishte nismëtare e adresimit të kësaj çështje, por shtoi se Byroja duhet të krijohet në bazë kushtetuese,
“Si nismëtare e idesë së Byrosë që në vitin 2022 dhe pastaj në vitin 2023 kur LDK e votoi këtë projektligj qëndrimi ynë ka qenë gjithmonë për. Në fakt, jo për, por ju e dini që vet konceptin e pasurisë së pajustifikueshme si domosdoshmëri në Kosovë fillmisht e ka adresuar LDK.
Duke qenë që Byroja ka qenë kërkesë dhe inicim i LDK, patëm kërkuar në vitin 2023 që për të pasur më të fuqishme ligjore, ky projektligj të shkojë në Komision të Venecias për të marrë dhe filtrat ndërkombëtarë.
Sot pyetja nuk është a jemi për apo kundër Byrosë, por pyetja duhet të jetë a jemi për një Byro që funksionon sipas Kushtetutës që nuk cenon të drejtat e qytetarëve të Kosovës, apo për një Byro që rrezikon të malltretojë të pafajshmit për një diskurs publik elektoral”, tha ajo.
