Tahiri i AAK-së: Kushdo që nuk mund ta justifikojë pasurinë, duhet të përballet me forcën e ligjit

Tahiri i AAK-së: Kushdo që nuk mund ta justifikojë pasurinë, duhet të përballet me forcën e ligjit

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri tha se kjo partia e tij do ta përkrahë projektligjin për Byronë për Pasurinë e Pajustifikueshme.

Tahiri në foltoren e Kuvendit tha se cilido zyrtar publik që nuk mund të justifikojë pasurinë e tij duhet të ballafaqohet me forcën e ligjit, raporton KlanKosova.tv.

“Komisionin për legjislacion ne kemi votuar për, edhe sot do të votojmë për, për shkak se mendojmë që një institucion si ky i cili ka probleme serioze që do t’i diskutoj, kishte me qenë mirë me hy në fuqi për të parë se cili është kontributi i këtij institucioni në forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe të njëjtën kohë në hetimin e secilit prej nesh në pasurinë që e kemi. Rrjedhimisht, konfiskimin e tyre dhe kthimin te qytetari dhe shteti. Kush nuk mundet me justifiku edhe 1 cent si zyrtar publik do duhej të ballafaqohet me forcën e ligjit”, tha Tahiri.

Related Articles