Gruda: Kushtetuesja i ka dhënë në mënyrë të gabuar afat shtesë VV-së

Gruda: Kushtetuesja i ka dhënë në mënyrë të gabuar afat shtesë VV-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka shprehur kritika ndaj aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që lidhet me dhënien e një afati shtesë prej 34 ditësh.

Ai vlerësoi se vendimi në fjalë është ndikuar nga konsiderata politike dhe se ka pasur për qëllim krijimin e një balanci në rrethana të caktuara.

“Gjykata Kushtetuese për mua i ka dhënë në mënyrë të gabuar afat shtesë LVV prej 34 ditësh”, ka thënë ai në Tempus.

Sipas tij, kur Gjykata mbështetet në situata politike gjatë vendimmarrjes, krijohet rreziku që aktorët politikë ta shfrytëzojnë këtë hapësirë për të prodhuar bllokada institucionale.

Ai e konsideroi aktgjykimin problematik në përmbajtje, pasi, sipas tij, përfshin konsiderata politike në vend të një interpretimi strikt kushtetues.

“Aktgjykimi i ka marrë parasysh konsideratat politike duke tentuar me kriju balancë”, u shpreh Gruda.

Related Articles