Ministri i Punëve të Jashtme dhë Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka nisur aktivitetet zyrtare në Turqi në kuadër të forumit ndërkombëtar të diplomacisë.
Në një postim të bërë publik, ai ka bërë të ditur se ndodhet në Turqi në ditën hapëse të Forumit Diplomatik në Antalya, ku pritet të zhvillojë një sërë takimesh me përfaqësues të shteteve dhe organizatave ndërkombëtare.
“Sot në Turqi, në ditën hapëse të Antalya Diplomacy Forum. Takime të shumta në shërbim të forcimit të partneriteteve ndërkombëtare të vendit dhe avancimit të interesave të Kosovës”, ka shkruar Konjufca.
Pjesëmarrja në këtë forum konsiderohet një mundësi e rëndësishme për Kosovën për të rritur prezencën në arenën ndërkombëtare, për të thelluar bashkëpunimin me partnerët strategjikë dhe për të promovuar interesat shtetërore në nivel global.
Antalya Diplomacy Forum” mbledh çdo vit liderë shtetesh, diplomatë dhe ekspertë nga e gjithë bota për të diskutuar sfidat kryesore globale dhe për të nxitur dialogun ndërkombëtar.
