Inspektorati i Punës në aksion, ndalohen punimet në 34 vende

Inspektorati i Punës në aksion, ndalohen punimet në 34 vende

Inspektorati Qendror i Punës deklaroi të shtunën se se ka kryer 72 inspektime në gjithë territorin e vendit në sektorët me rrezikshmëri të lartë, raporton Gazeta Enigma.

Nga këto inspektime puna është ndaluar në 34 punishte.

Inspektorati tha se “ka ndërmarrë aksion të jashtëzakonshëm inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, në zbatim të vendimit të Ministrisë së Punës.

Ky raport 48-orësh nga Inspektorati Qendror i Punës paraqet rezultatet e inspektimeve të realizuara në kuadër të këtij aksioni.

Related Articles