Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se përfaqësues amerikanë janë nisur drejt Islamabadit të Pakistanit për të zhvilluar bisedime me Iranin lidhur me tensionet në Ngushticën e Hormuzit.
Sipas tij, Irani ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit, duke kryer sulme në një nga rrugët kryesore detare, gjë që ka rritur shqetësimet për sigurinë në rajon.
Trump tha se SHBA ka ofruar një marrëveshje “të drejtë dhe të arsyeshme”, por paralajmëroi pasoja të ashpra nëse negociatat dështojnë.
Ai theksoi se delegacioni amerikan do të zhvillojë takime me palët për të tentuar uljen e tensioneve dhe rikthimin e stabilitetit në rajon.
