Plotë gjashtë gola, Malisheva triumfon ndaj Ballkanit

Plotë gjashtë gola, Malisheva triumfon ndaj Ballkanit

Malisheva ka shënuar fitore të madhe ndaj Ballkanit në stadiumin “Liman Gegaj”, duke e mposhtur kandidatin për titull me rezultat 4-2 në ndeshjen e xhiros së 29-të.

Ballkani e nisi më mirë takimin dhe kaloi në epërsi në minutën e 15-të, kur mesfushori Giovanni realizoi për 0-1.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, me mysafirët që shkuan në pushim me avantazh minimal.

Pjesa e dytë solli një kthesë të plotë. Malisheva barazoi në minutën e 56-të me Etnik Brrutin, i cili shënoi nga penalltia për 1-1.

Vetëm tri minuta më vonë, vendasit përmbysën gjithçka, kur Diatta Assane realizoi për 2-1 në minutën e 59-të.

Ballkani u godit edhe më shumë në minutën e 82-të, kur sërish Etnik Brruti shënoi golin e tij të dytë në ndeshje, duke e çuar rezultatin në 3-1.

Megjithatë, Ballkani nuk u dorëzua dhe u rikthye në lojë në minutën e 87-të, kur Bleart Tolaj ngushtoi shifrat në 3-2, duke e bërë fundin dramatik.

Pavarësisht presionit në minutat e mbetura, Malisheva e ruajti epërsinë, madje edhe e shtoi me një gol nga pika e bardhë në kohën shtesë.

Në fund, Malisheva feston një fitore të rëndësishme, që e ngjitë në pozitën e katërtë me 43 pikë, ndërsa Ballkani mbetet me zhgënjim pas humbjes, duke mbajtur pozitën e dytë me 49 pikë. 

Related Articles