Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në një deklaratë për media ka folur për mundësinë e bashkëpunimit me Vjosa Osmanin, raporton Gazeta “Enigma”.
Hamza është shprehur se “pse të mos ketë bashkëpunim”, duke shtuar se nuk pret që Osmani të jetë pjesë e listës vetëm si PDK. Sipas tij, duhet të jesh i sinqertë dhe mund të ndodhë që ajo të jetë më afër ndonjë subjekti tjetër politik, në këtë rast përmendi Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke theksuar se kjo varet nga marrëveshjet mes tyre dhe pa paragjykime.
Po ashtu ai ka theksuar se do të ishte e paarsyeshme të diskutohej kjo temë në mënyrë hipotetike, kur siç tha, nuk ka asnjë bisedë apo zhvillim konkret për një bashkëpunim të tillë.
“Po pse të mos ketë bashkëpunim, me cilin mund të bashkëpunoj. E thash që nuk e pres që zonja Osmani të jetë pjesë e listës veç si Parti Demokratike e Kosovës, ne duhet të jemi sinqertë, ndoshta është me e afërt me ndonjë subjekt tjetër politik, në këtë rast me Lidhjen Demokratike, pa paragjykuar, se është çështje e marrëveshjeve të tyre”, tha ai në “Rubikon”. Tutje Hamza ka theksuar se kish me qenë në nivel hipotetik, me fol për këtë temë, kur nuk ka kurrëfarë biseda për këtë çështje”.
