Të martën në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion është formuar grupi punues për projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, raporton Gazeta Enigma.
Kryesues i këtij komisioni është zgjedhur deputeti i VV-së, Vigan Qorrolli, kurse anëtar të grupit punues janë: Erxhan Galushi nga Lëvizja Përparimtare e Romëve, Adnan Rrustemi nga LVV, Përparim Gruda nga PDK dhe Besnik Tahiri nga AAK. / Gazeta Enigma.
