Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, edhe sot ka vazhduar me kritika të ashpra ndaj deputetëve opozitarë.
Përderisa kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se “Kryehajni Albin Kurti dhe kryehajnesha Dejona Mihali e lista vazhdon”, teksa foli për energjinë, i reagoi Haxhiu.
“Ju lutem kujdes fjalorin, të keni parasysh që të mos përdorni gjuhë të tillë në Kuvendin e Kosovës. Nëse ke kundërshti, bëje, por mos e keqpërdor edhe njëherë këtë foltore të Kuvendit. Është hera e fundit që ta tërheqi vërtejtjen. Nuk ke asnjë replikë me mua”, i tha Haxhiu Haradinajt.
