“Çmimi i energjisë elektrike në Kosovë mbetet më i ulëti në rajon”, kështu ka thënë sot ministrja Artane Rizvanolli në seancën e sotme, shkruan Gazeta Enigma.
“Është e pamundur dhe e palogjikshme që ju me thënë të pavërteta,. Qitni në tavolinë faktet që i keni dhe pastaj mund të flasim”, theksoi ajo duke aluduar në deklarimet e mëhershme të opozitës në seancën e sotme.
Rizvanolli ka thënë se opozita po shpik gjëra e ndër to, sipas saj, ka qenë shifra e importit.
Për numrat e importit ajo ka thënë se është rritur për shkak se “po bëhen investime që s’janë bërë për 40-60 vjet”.
Teksa ajo po zhvillonte fjalimin e saj, u dëgjuan zëra nga opozita.
“Ju lutem mos bërtitni, kërkush s’po ju dëgjon”, tha Rizvanolli gjatë fjalimit të saj.
Mënjëherë reagoi edhe kryeparlamentarja Haxhiu e cila kërkoi që të dëgjohet fjalimi i ministres. / Gazeta Enigma.
