Lushaku-Sadriu për Kurtin: Po sheh ëndrra, nuk po e sheh realitetin se në Kuvend janë edhe 15 deputetë të LDK-së

Lushaku-Sadriu për Kurtin: Po sheh ëndrra, nuk po e sheh realitetin se në Kuvend janë edhe 15 deputetë të LDK-së

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu në një deklaratë për media ka kundërshtuar kryeministrin Albin Kurti, i cili sot gjatë ditës tha se populli nuk i ka përkrahë partitë opozitare, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje ajo ka deklaruar se Kurti është duke parë ëndrra, ai nuk po e sheh realitetin që në Kuvend janë 120 deputetë, prej tyre 15 janë nga LDK.

“Nuk është e vërtet kjo çka po thotë, se neve na ka përkrah populli andaj jemi në Kuvend, domethënë ne jemi në pranum në punë, ne jemi në vende të punës, nuk është që nuk i kemi plotësuar kushtet, tjera parti janë që kanë ra e që nuk kanë mundur me hy në kuvend, ne jemi në kuvend” deklaroi ajo në DPT te Fidani. “Zotëri Kurti është duke parë ëndrra, ai nuk po e sheh realitetin që në Kuvend janë 120 deputetë dhe ne jemi 15 si LDK”.

Related Articles