Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, pas deklaratave të tij në Kuvend.
Çitaku ka thënë se nuk do ta besonte asnjëherë që në foltoren e Kuvendit do të bëheshin deklarata të tilla, duke i cilësuar ato të papranueshme në kontekstin e njerëzve që kanë kontribuar për lirinë e vendit.
Ajo ka kërkuar që Lëvizja Vetëvendosje të distancohet nga fjalimi i Gecit.
“S’po di qysh me të thanë, se me të thanë deputet, nuk e meriton. Nuk kisha besu kurrë, kryetare e Kuvendit, deputetë të nderuar, që nga foltorja e Kuvendit të Kosovës vjen një lutje në formë urimi për dënim me burg të përjetshëm për njerëzit që kanë luftu për lirinë e këtij vendi.
Ju duhet të ndiheni i turpëruar, dhe VV nëse nuk mendon si ju, mu tani ju ftoj juve si kryetare dhe shefen e grupit që të distancohet”, ka thënë ajo.
