Djali i Agim Ramadanit, Jeton Ramadani, i ka reaguar ashpër deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, pas deklaratave të tij në seancën e Kuvendit, ku krahasoi ish-presidentin Hashim Thaçi me Naim Murselin.
Përmes një postimi në Facebook, Ramadani e ka cilësuar këtë deklaratë si degradim dhe mungesë të klasës dhe dinjitetit.
Postimi i plotë:
Kjo nuk është lidership. Është degradim.
Me kërku “burgim të përjetshëm” për shqiptarë që kanë luftu për këtë vend – është mungesë klase dhe dinjiteti.
Gëzimi për fatkeqësinë e shqiptarëve nuk është standard shtetëror.
Nuk përfaqëson vlera. Vetëm përçarje.
Heshtja jote do të kishte më shumë peshë se fjalët e tua. Analfabet!
Marre tkoft çfarë mbiemri mbanë!
