Pas vendimit të Trumpit për armëpushim, Irani godet një anije në Hormuz

Pas vendimit të Trumpit për armëpushim, Irani godet një anije në Hormuz

Irani ka sulmuar një anije kontejnerësh në Ngushticën e Hormuzit të mërkurën në mëngjes, duke e dëmtuar atë dhe duke rritur tensionet në rajon, në një kohë kur po bëhen përpjekje për avancimin e negociatave që synojnë përfundimin e luftës.

Sulmi, i atribuar Gardës Revolucionare paraushtarake të Iranit, vjen menjëherë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se SHBA-ja do ta zgjasë armëpushimin me Iranin për një kohë të pacaktuar. Sipas tij, kjo po bëhet për t’i dhënë Teheranit hapësirë që të paraqesë një “propozim të unifikuar” përpara zhvillimit të negociatave të mundshme.

Armëpushimi ekzistues ishte paraparë të përfundonte pikërisht të mërkurën, megjithatë deri më tani Irani nuk ka dhënë ndonjë konfirmim zyrtar për zgjatjen e tij të shpallur nga pala amerikane.

Related Articles