Pas deklaratave të fundit publike të deputetit Fatos Geci, në të cilat është përmendur edhe emri i tij, Kerqeli ka reaguar duke sqaruar qëndrimin dhe angazhimin e tij lidhur me çështjen e krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës që ndodhen në Hagë, raporton Gazeta “Enigma”.
Në reagimin e tij, Kerqeli thekson se qëndrimet e tij janë të njohura publikisht dhe nuk kanë ndryshuar. Ai rikujton se që në vitin e parë të paraburgimit ka realizuar vizitë në Hagë, ku ka takuar të gjithë të paraburgosurit një nga një.
“Qytetarë të dashur, sot në mëngjes lexova disa deklarata se është lakuar emri im. Deputeti ka reaguar duke treguar se fjalimin e ka shkruar vetë. Sa më përket mua, për qëndrimin tim për krerët e UÇK-së në Hagë dihet publikisht. Kam qenë në vizitënë Hagë në vitin e parë të paraburgimit, ku kam vozituar të të gjithë të paraburgosurit një nga një. Në dy protestat e organizuara kam bërë thirrje publike për pjesëmarrje dhe kam marrë pjesë dhe vetë”, thuhet në reagim.
Më tej, ai nënvizon se para disa javësh, në Komisionin për Buxhet dhe Financa, ka votuar pro ndarjes së buxhetit shtesë për të akuzuarit në Hagë, duke dëshmuar mbështetjen e tij të vazhdueshme.
Kerqeli shpreh gjithashtu dëshirën që të paraburgosurit të lirohen sa më parë dhe të kthehen pranë familjeve të tyre, duke e cilësuar këtë si një qëndrim të përditshëm të tij.
“Para disa jave në Komisionin për Buxhet dhe Financa kam votuar për buxhet shtesë për të akuzuarit në Hagë. E lutem sot, e dje e çdo ditë që sa më parë të lirohen e të kthehen parnë familjarëve të tyre. E djeva obligim moral këtë sqarim, edhe pse dihet botërisht”.
