Kuvendi cakton seancë të re me 27 prill

Kuvendi cakton seancë të re me 27 prill

Kryesia e Kuvendit ka caktuar më 27 prill seancë të re plenare për t’i trajtuar disa çështje.

Kështu njoftoi kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Kryesia vendosi që më 27 prill në 10:00 të ketë seancë të re për t’i adresuar disa çështje të rëndësishme, në këtë është projektligji për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për Lojërat Mesdhetare, projektligji për energjinë elektrike, inspektoratin për trashëgimi kulturore, emërimin e tre anëtarëve të Këshillit të Cilësisë”, ka thënë Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë.

Haxhiu i ka vlerësuar të rëndësishme që projektligjet të votohen para se vendi të hyjë në zgjedhje të reja.

“Meqë ende nuk e dimë nëse kemi konsensus për presidentin, nëse shkojmë në zgjedhje është e rëndësishme që të votohen këto çështje shumë të rëndësishme”.

Related Articles