Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kritikuar procesin e votimit të anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), duke pretenduar mungesë transparence dhe dyshime për integritetin e disa të propozuarve.
Sipas saj, anëtarët janë votuar pa CV dhe pa informacione të plota paraprake, ndërsa procesi është zhvilluar pa debat të mjaftueshëm në komisionin përkatës.
Ymeri ka bërë të ditur se më pas ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit dhe Prokuroria Speciale e Kosovës verifikim të statusit penal të të gjithë anëtarëve të propozuar, duke e cilësuar situatën si shqetësuese për standardet e qeverisjes.
