FEK pjesë në Mediteranean Esports Games 2026

FEK pjesë në Mediteranean Esports Games 2026

Federata Esports Kosova do të marrë pjesë në Mediteranean Esports Games (MEG) 2026, një nga garat më të rëndësishme rajonale në esports, që këtë vit zhvillohet në qytetin Bar, në Malin e Zi, më 24 dhe 25 prill, në kuadër të Montenegro Future Festival.

Kosova do të përfaqësohet në kategorinë eFootball nga lojtari Genc Shala, i cili do të garojë kundër përfaqësuesve të vendeve të tjera të rajonit.

Eventi organizohet nga Mediterranean Esports Federation në bashkëpunim me Esports Federation of Montenegro, si pjesë e një festivali më të gjerë që bashkon gaming, inovacion dhe industri digjitale, me pjesëmarrje nga dhjetëra shtete dhe mijëra vizitorë.

Njoftimi i plotë

Related Articles