Tiranë: Aksident me fatalitet, kamioni përplas 61-vjeçarin me motoçikletë

Tiranë: Aksident me fatalitet, kamioni përplas 61-vjeçarin me motoçikletë

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku ka humbur jetën një 61-vjeçar.

Sipas informacioneve paraprake, viktima me inicialet Y. D. po lëvizte me motoçikletë kur është përplasur nga një kamion. Përplasja ka rezultuar fatale, duke i shkaktuar vdekjen në vend, shkruan vizionplus.tv.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe shkaqet e tij.

Ndërkohë, drejtuesi i kamionit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme procedurale.

Related Articles