Me mbështetjen e projektit “Rritje e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë”, është realizuar një video informuese që shpjegon rolin dhe funksionin e Kuvendit të Kosovës.
Projekti në fjalë financohet nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe zbatohet nga LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.
“Sistemi elektronik i votimit dhe kjo video janë realizuar me mbështetjen e projektit “Rritje e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Në përmbajtjen e videos theksohet se Kuvendi është institucioni kryesor vendimmarrës dhe përfaqësues i qytetarëve.
“Kuvendi i Kosovës është institucioni më i lartë përfaqësues i vendit”, shprehet moderatori Lindrit Zogaj, i cili është edhe personazhi në këtë video.
