Pyetet për Vjosa Osmanin, Nagavci: Duhet të shihen 15 nënshkrimet e LDK-së

Pyetet për Vjosa Osmanin, Nagavci: Duhet të shihen 15 nënshkrimet e LDK-së

Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, u pyet nga gazetarët rreth përmendjes së Vjosa Osmanit nga LDK si kandidate për presidente, për çka kjo parti nuk e ka bërë zyrtarisht kandidimin e saj.

Nagavci tha se duhet të shihen 15 nënshkrimet e LDK-së dhe se nuk është bërë asnjë kandidim nga PDK apo LDK.

“Përtej deklaratave se i kemi ato nënshkrime, ato nënshkrime nuk po shihen. Nuk mjaftojnë deklaratat. Unë kam pritur përgjatë fundjavës dhe sot nënshkrimet, ndërkohë që LVV do të ndihmonte që nënshkrimet të shkojnë deri në 30”, tha Nagavci.

Related Articles