Tashmë ka nisur seanca e jashtëzakonshme ku do të tentohet të zgjidhet presidenti i ri i vendit.
Seanca fillimisht u thirr për në orën 10:00, u shty për në orën 14:00, e më pas sërish njëjtë për në orën 19:00, po që edhe kjo nisi me vonesë.
Shtyrja e këtyre seancave ndodhi pasi opozita ka vendosur të mos jetë pjesë e këtyre seancave.
Sonte në orën 00:00 përfundon afati për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
