Zvicra e gatshme të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi

Zvicra e gatshme të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Zvicrës, Guy Parmelin, po qëndron në Beograd, ku është takuar presidentin e atjeshëm Alleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin Gjuro Macut.

Bisedimet, siç njofton Departamenti Federal për Çështje Ekonomike i Zvicrës, bisedimet mes tyre u fokusuan në marrëdhëniet bilaterale, situatën në Ballkanin Perëndimor e të tjera.

Po ashtu, temë diskutimi ishte edhe raporti i Serbisë me Kosovën, për çka presidenti Parmelin kërkoi që kjo çështje të zgjidhet,

“Stabiliteti dhe prosperiteti i Ballkanit Perëndimor ka qenë për një kohë të gjatë prioritet i politikës së jashtme zvicerane. Në bisedime, Presidenti Federal vlerësoi progresin ekonomik dhe të politikave të sigurisë në rajon”.

“Në të njëjtën kohë, ai theksoi se normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës mbetet qenësore për të garantuar paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm. Ai ritheksoi vullnetin e Zvicrës për t’u përfshirë në dialog”, u shpreh presidenti federal i Zvicrës, Guy Parmelin. 

Related Articles