Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar sërish sot pas dështimit të seancave për presidentin, me ç’rast ka theksuar se reagimi publik dhe presioni qytetar e detyruan Albin Kurtin të tërhiqet nga përpjekja e tij për ta zgjedhur shefin e shtetit në stil “karate” dhe për ta përmbysur rendin kushtetues, raporton Gazeta Enigma.
“Po, edhe mbrëmë bëri aq sa mundi. Doli dhe abuzoi me zyrën e Presidentit. Albin, nga ajo sallë qytetarëve u drejtohet Presidentja apo Presidenti i zgjedhur. Jo Kryeministri dhe as kandidatja e shumicës”, tha ajo.
“Shfaqja e mbrëmshme e ilustroi qartë, me zë dhe figurë, se ju në fakt e shihni veten si autoritetin e vetëm në këtë vend: edhe President, edhe Kryeministër, edhe Ministër, edhe Kryeprokuror, edhe gjithçka tjetër”, përfundon postimi.
