Katër persona janë arrestuar në Gjilan, pasi të njëjtit ishin rrahur në mes vete.
Gjatë përleshjes në rrugën “Abdulla Presheva”, të dyshuarit kishin pësuar lëndime të lehta trupore.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, tre nga të dyshuarit i përkisnin nacionalitetit serb, shkruan Klankosova.tv
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.