Haziri: LDK, besë e shpresë për Kosovën!

Haziri: LDK, besë e shpresë për Kosovën!

Nënkryetari I LDK-së, Lutfi Haziri, ka shkruar rreth gjithë situatës së fundit politike në Kosovës, çka solli zgjedhje të reja.

Haziri tha se deri këtu erdhëm si pasojë e “mungesës së bashkëpunimit, pragmatizmit dhe kompromisit politik”.

“Dështim i qëllimshëm i dy legjislaturave të Kuvendit të Republikës për qëllime politike. Le ta harrojnë se mentaliteti parti-shtet nuk mund të ndërtohet kurrë, sepse Kosova meriton më mirë. Kosova kërkon shumë punë e respekt”, shkroi Haziri në një postim.

Ai tha se sot, më shumë se kurrë, “duhet ta kthejmë dashurinë ndaj Republikës, duke qenë se na ka dhënë emër e identitet”.

“Jemi në muajt e nderimit e respektit për martirët, dëshmorët dhe heronjtë dhe obligohemi që të gjunjëzohemi para tyre, me falënderim e mirënjohje”.

“Politika kërkon pak, shumë pak sakrificë personale për qëllime madhore. Republika mbi të gjithë. LDK, besë e shpresë për Kosovën!”, tha  në fund Haziri.

Related Articles