Vdes një person në vendin e punës në Gjakovë, mbeti i bllokuar nën kamion

Vdes një person në vendin e punës në Gjakovë, mbeti i bllokuar nën kamion

Këtë të enjte një person ka vdekur në vendin e punës në një fshat të Gjakovës, në Meqë.

Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Gjakovës, tha se ë vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitë relevante të Policisë, ekipi i zjarrfikësve dhe ndihma e shpejtë, dhe se pas intervenimit, mjeku përgjegjës ka konstatuar se personi i zënë nën mjet ka ndërruar jetë.

‘’Sot, rreth orës 09:55, kemi pranuar informatën për një incident në fshatin Meqë. Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se gjatë procesit të punës, shoferi i një mjeti transportues (kamion) ka humbur kontrollin mbi mjetin, me ç’rast kamioni ka rrëshqitur. Si pasojë e kësaj lëvizjeje, një punëtor(mashkull i moshës madhore) i cili ndodhej në afërsi të mjetit, ka mbetur i bllokuar nën të. Në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitë relevante të Policisë, ekipi i zjarrfikësve dhe ndihma e shpejtë. Pas intervenimit, mjeku përgjegjës ka konstatuar se personi i zënë nën mjet ka ndërruar jetë”.

Related Articles