Tiranë: Vodhi varëse ari në vlerë prej 12 mijë euro, arrestohet 17-vjeçari

Tiranë: Vodhi varëse ari në vlerë prej 12 mijë euro, arrestohet 17-vjeçari

Pas njoftimit për një vjedhje në një argjendari në rrugën “Abdi Toptani” në Tiranë, shërbimet policore organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, Policia bëri të ditur se u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur 17 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, ditën e djeshme, ka vjedhur varëse floriri në një argjendari në një qendër tregtare në Tiranë, dhe më pas është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.

Gjatë kontrollit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale varëset e vjedhura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Related Articles