Arrestohet 18-vjeçari në Vlorë, iu gjetën maska, para false, armë lodër dhe përforcues grushti

Arrestohet 18-vjeçari në Vlorë, iu gjetën maska, para false, armë lodër dhe përforcues grushti

Një 18-vjeçar është vënë nën pranga në Vlorë, nën dyshimet se ka poseduar pistoletë lodër, maskë, përforcues grushti dhe kartëmonedha në euro dhe dollarë false.

Këto mjete te ai, policia shqiptare i ka gjetur gjatë një kontrolli fizik të tij.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të kontrolleve intensive në terren dhe mbi bazën e informacioneve operative, kanë ndërhyrë duke bërë të mundur kapjen në flagrancë në lagjen “Lef Sallata”, të  shtetasit E. H., 18 vjeç, banues në Vlorë.”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se janë sekuestruar mjetet e gjetura, si dhe ndaj të dyshuarit është iniciuar procedura për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Falsifikimi i monedhave”. 

Related Articles