Sherr me thika mes të rinjve në Fier, një i plagosur

Sherr me thika mes të rinjve në Fier, një i plagosur

Një konflikt që ka nisur midis dy të rinjve në një lavazh në lagjen “ 15 Tetori” në Fier të Shqipërisë.

Sherri ka degraduar në përdorimin e thikës. I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia e cila po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave.

Related Articles