Fahrije Hoti do t’i bashkohet politikës, duke kandiduar për deputete në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit. Lajmi është bërë i ditur nga ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një njoftimi në Facebook.
Lajmin e dha Osmani e cila njoftoi se Hoti do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë, duke përfaqësuar një figurë të fuqishme të gravedhe një histori të njohur të qëndresës dhe punës në Kosovë.
“Nëse një grua vendos të ngrihet, ajo e bën këtë për të gjithë”, është shprehur Osmani, duke e cilësuar Hotin si një grua “të fortë si guri, të pastër si loti dhe punëtore si askush tjetër”, theksoi Osmani.
