Dita e Dëshmorëve të Kombit, Çitaku: Amaneti na obligon të ecim përpara me dinjitet

Dita e Dëshmorëve të Kombit, Çitaku: Amaneti na obligon të ecim përpara me dinjitet

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka shkruar me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Kombit, e cila shënohet çdo 5 maj.

Në këtë ditë, Çitaku tha se kujtojmë me nderim të thellë të gjitha ato gra dhe burra që, me sakrificën e tyre, mbajtën gjallë flakadanin e lirisë ndër shekuj.

“Ata janë themeli mbi të cilin qëndrojmë, kujtesa që na udhëzon dhe amaneti që na obligon të ecim përpara me dinjitet”, tha Çitaku.

“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!”, u shpreh tutje ajo.

Related Articles