Vrasje në tentativë në Prishtinë

Vrasje në tentativë në Prishtinë

Policia e Kosovës në raporton 24 orësh ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë që ka ndodhur në orët e para të së martës në Prishtinë.

Sipas Policisë një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy burrave.

“Përveç dëmtimeve të veturës viktimat nuk janë lënduar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 4 gëzhoja”, thuhet raportin 24-orësh të Policisë.

Rasti thuhet se është duke u hetuar.

Related Articles