Mushkolaj pasi LDK-ja tha se s’ka koalicion me PDK-në: Qe në çfarë derexhe kanë ra

Mushkolaj pasi LDK-ja tha se s’ka koalicion me PDK-në: Qe në çfarë derexhe kanë ra

Analisti Imer Mushkolaj ka komentuar reagimin e LDK-së se s’ka kurrfarë marrëveshje me PDK-në në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.

“Qe në çfarë derexhe ka ra LDK. Perparim Rama bën koalicion me PDK’në në Prishtinë pa e pyet hiç partinë”, tha ai.

Ai e kritikoi qëndrimin e LDK-së kargji gjithë procesit.

“Çfarë partie je, kur kryetari yt nuk të pyet për vendime kaq të rëndësishme për kryeqytetin?. Çfarë partie je kur nuk e ki në kontroll qeverisjen kaq të rëndësishme siç është Prishtina?”, pyeti ai.

Tutje ai tha se “Gjatë gjithë kohës kryetari i partisë e zyrtarët tjerë mbajnë leksione qysh duhet me u qeverisë shteti”

“Është mirë ma s’pari “me e pastru bërllogun” n’oborr t’vet”.

LEXO EDHE: LDK-ja mohon se ka arritur marrëveshje me PDK-në në Prishtinë

Related Articles