Skender Hyseni: Kurti është një manipulues dhe mashtrues gjenial

Skender Hyseni: Kurti është një manipulues dhe mashtrues gjenial

Ish-koordinatori i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Skender Hyseni ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës nuk arriti që të miratojë Rezolutën për Marrëveshjen e Uashingtonit, që u propozua nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Hyseni tha se refuzimi i kësaj rezolute nga deputetët e VV-së, shpërfaq hapur etablimin dhe konsolidimin e politikës së vetizolimit të kryeministrit Albin Kurti.

“Asgjë më e rrezikshme për Kosovën në stadin e saj aktual të konsolidimit si shtet. Mesazhet krekosëse që Kurti po dërgon qoftë edhe duke refuzuar miratimin e një resolute edhe ashtu jodetyruese për qeverinë, janë të rrezikshme dhe me pasoja. Akti I sotëm politik i Kurtit është shumë më shumë sesa vetem një refuzim”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Më tutje Hyseni tha se Kurti është manipulues dhe mashtrues gjenial.

Kosova dhe politika e saj e rrezikshme e vetizolimitSot, Kuvendi I Kosovës nuk e miratoi rezolutën e propozuar nga…Posted by Skender Hyseni on Friday, August 6, 2021

Related Articles